Hani i Haraçisë

Gjakovë, Kosovo
Fotot ilustrative dhe vendodhja ne google map.
Ilustrative photos and it's location on google map.

Përshkrimi:

Hani i Haraçise që daton prej shekullit të 16-të, është një nga objektet më të vjetra të Gjakovës, historia e të cilës është e lidhur me origjinën e qytetit. Duke u përdorur nga udhëtarë, Hani i Haracisë ndodhet në pjesën jugore të Pazarit. Këtë objekt e karakterizon stili i ndërtimit nga druri, me një “çardak” të bukur, dy kate dhe një oborr i mrekullueshëm. Objekti është ruajtur pothuajse në formën origjinale. Kati i dytë ka disa hapësira njëdhomëshe, ku udhëtarët qe vinin më së shumti nga Shkodra kalonin natën përgjatë edhëtimit të tyre në Venedik. Ka shumë elemente te Hanit të Haracisë që kujtojnë kohët e vjetra, dhe kjo është një mmundësi e mirë për mysafirët të cilëve u pëlqen stili oriental. Në ditët e sotme Hani i Haraçisë shfrytëzohet si një muze-restorant, ku njerëzit shërbehen me ushqime tradicionale.