Mulliri i Tabakhanës

Prizren
Dyqan Marketi
Market Shop

Përshkrimi:

Mulliri i Tabakhanës në Prizren, vendi ku disa njerëz besojnë se mund të shërohen fëmijët memecë!

Mulliri i Tabakhanës. Është i veçantë dhe pronarët e tij janë ndërruar gjatë kohërave të ndryshme. Ky mulli ka hyrë në legjendat e popullit, dhe shpeshherë nënat të cilat nuk iu dëgjojnë fëmijët, i dërgojnë te ky mulli të dëgjojnë zhurmat e tij, dhe thuhet se po ta dëgjojë femja këtë zë, i hapet goja dhe fillon të flasë”, tregon historiani Batiu.

Mulliri është në pronësi të Maliq Gërmizajt, dhe ai tregon se ende vijnë njerëz për të kërkuar shërim te ky mulli.

“Ka efekte sepse të vjetrit jo rastësisht e kanë lënë legjendën se ky mulli shëron, bien fëmijë këtu, ka suksese, po normal se ajo është puna e Zotit, e jona është me i bërë rendin”, thotë pronari i mullirit.

Sipas historianit Batiu, mullinjtë e shumtë në Prizren që ekzistonin, kishin përgatitur këtë qytet të bëhej kryeqendër e shqiptarëve

Kontakt:

Adressa: Urra e vjeter prizren